TË FUNDIT

Fondi i Sigurimeve Shoqërore: Mbrojtje nga shteti për punëtorët

Kur erdhëm në qeverisje, punëtorët e sektorit privat i gjetëm me pagë minimale 130 euro. Përgjatë katër viteve, në mënyrë progresive pagën minimale e rritëm në 350 euro. Në mandatin e ri, paga minimale për të gjithë punëtorët, do të ngritet në mbi 500 euro.

Përveç kësaj, përmes programit “Superpuna”, kemi mundësuar punësimin e mbi 14 mijë të rinjve të moshës 18-29 vjeç në 9,500 biznese, dhe kemi mbështetur punësimin e 12 mijë grave. Kjo është vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, për të cilët kemi rishpërndarë rreth 1.3 miliardë euro, pa krijuar borxhe të reja.

Në mandatin e ri ne do të krijojmë Fondin e Sigurimeve Shoqërore. Përmes këtij Fondi, do të mbulohet pagesa për pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror, si dhe do të mbulohet pagesa për punëtorët, në rast të humbjes së vendit të punës. Kësisoj, Fondi siguron mbrojtje sociale për individët dhe familjet, duke u ofruar atyre një nivel sigurie në rast të ngjarjeve të papritura që mund të ndikojnë në aftësinë për të punuar ose për të siguruar të ardhura.

Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është e përkushtuar të ndihmojë në stabilizimin ekonomik të vendit, duke siguruar një shpërndarje të drejtë e të qëndrueshme të burimeve financiare për ata që kanë më së shumti nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *