Uncategorized

“Vajton” Vuçiqi: Një grup shtetesh po lobojnë kundër Serbisë dhe në favor të Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, pas bisedimeve me përfaqësuesin special të BE-së në largim për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka shprehur shqetësimin e tij për politikën evropiane ndaj Kosovës, e cila, sipas tij, nuk është zbehur.

Ai ka theksuar Serbia do të intensifikojë bisedimet me Washingtonin kur bëhet fjalë për dialogun.

“Gjithmonë do të shihni të njëjtin grup vendesh, do të jetë pjesë e vendeve baltike, vendeve skandinave, Holandës, Bullgarisë, Kroacisë, gjithmonë i njëjti grup vendesh dhe gjithmonë një fuqi e madhe evropiane pas saj që pretendon të jetë naive dhe i pafajshëm, sikur nuk i di të gjitha këto dhe ai nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë argumentet dhe se do të flasim me amerikanët”, ka thënë Vuçiqi, raportojnë mediat në serbe, transmeton rtklive.

Vuçiqi është shprehur i shqetësuar për politikën evropiane në lidhje me Kosovën. Sipas medieve serbe, ai ka thënë se pret që së shpejti në pozitën e Lajçakut të emërohet danezi Peter Sorensen.

“Unë jam i shqetësuar për politikën evropiane për këtë çështje, jo vetë Sorensen, i cili është një njeri profesionist dhe i drejtë, por politika e qetësimit ndaj Kurtit dhe njoftimet e tyre, pavarësisht provokimeve aktive, se do të lejohen në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera”, ka thënë Vuçiqi.
Pas takimit me ndërmjetësuesin në largim në dialog, Mirosllav Lajçak, presidenti serb, ka paralajmëruar kontakte më intensive me administratën amerikane sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë.

Kurse, Lajçaku ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një grup shtetesh po lobojnë jashtëzakonisht fuqishëm kundër Serbisë dhe në favor të Kosovës.

Në një postim të në platformën “X”, Lajçaku njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *