TË FUNDIT

Ministri Peci ia thotë troç Isa Mustafës: Marionetë e PDK-së dhe Hashimit, shkatërruat çdo vlerë njerëzore e morale në politikë

Ministri i Bujqësisë i ka reaguar Isa Mustafës, pasi ky i fundit e paska quajtur Donika Gërvallën, fallxhore dhe marionetë të Vetëvendosjes.

Peci i ashpër me Mustafën, thotë se ai ishte marionetë e PDK-së dhe Hashimit.

Ai majde, akuzon atë se “shkatërroi çdo vlerë njerzore e morale në politikë, moralizon duke e sulmuar çdo përsonalitet me dinjitet e duke mos e kursyer e lënë të qetë Donikën me datën 17 janar”.

Reagimi në Facebook:

Isa Mustafa e paska quajtur Donika Gervallen fallxhore dhe marionetë të Vetëvendosjes.

Isa ky marionetë e PDK-së dhe Hashimit, ky faqezi po thotë lereni të qetë Rugoven, të cilin nuk e la të qetë ai për së gjalli, duke i ndalur financat e duke tentuar t’i vendosë lakun, kundër njeriut që i doli përballë Serbisë.

Ky që shkatërroi çdo vlerë njerzore e morale në politikë, moralizon duke e sulmuar çdo përsonalitet me dinjitet e duke mos e kursyer e lënë të qetë Donikën me datën 17 janar.

Isa ky supkontraktor i PDK-së që nuk ka shpirt me e kuptu që dikush zhvillon partneritet e këtë partneritet e shpalosë hapur e cep më cep…

Dikur ishte streha e mashtrimit dhe manipulimit duke i shpallë luftë të pakompromisë oponentëve e duke përfunduar në shtratin e Hashimit, i lagur e marruar që përfundoj karrieren politike si struci i friksuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *