Devolli zhvati 62.6 milionë euro nga Telekomi?
Kryeministri Kurti, gjatë tubimit të mbajtur në Prizren, përderisa përmendi mbështetjen e Qeverisë ndaj sektorit privat tha se korporata Devolli ka zhvatur 62.6 milionë euro nga Telekomi i Kosovës. Kjo i bie që çdo qytetar ka paguar 40 euro për Devollët.
Përveç pretendimeve në arbitrazh, në vitin 2019 dhe 2020 Blerim Devolli i ka dhënë goditje fatale Telekomit duke ia bllokuar llogaritë dhe kërcënuar funksionimin e kësaj ndërmarrje.
Me Qeverinë Kurti, Telekomi është kthyer në binar dhe është bërë lider rajonal për zbatimin e teknologjive më të avancuara të kohës 4G+ dhe 5G+.