Nga SHBA vjen thirrja për mbështetje ndaj Kurtit në zgjedhje: Ka pasur forcën për t’u bërë ballë hapave që e kishin copëtuar Kosovën
Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit në Ligën Qytetare Shqiptaro-AmerikaneDioGuardi: Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani përfaqësojnë demokracinë që ka të bëjë me lirinë
Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka dhënë një analizë të thellë mbi situatën aktuale në vendin tonë, duke theksuar nevojën urgjente për një qëndrim të fortë ndërkombëtar për të njohur plotësisht pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.
Në një deklaratë ekskluzive të cilën e ka siguruar gazeta “Bota sot” DioGuardi ka rikujtuar se Serbia aktualisht udhëhiqet nga një grup njerëzish që kanë lidhje të forta me Rusinë, derisa në Kosovë presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti përfaqësojnë demokracinë e lirë.
“Kontrasti në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk mund të ishte më dramatik. Në Serbi, një grup i vogël udhëheqësish kontrollojnë vendin dhe kanë lidhje të forta me Rusinë. Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani përfaqësojnë demokracinë që ka të bëjë me lirinë”, është shprehur ajo.
Për zonjën DioGuardi , ironia është se disa pjesë të Evropës Perëndimore dhe disa anëtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit i janë “përkulur” Serbisë, duke i kërkuar vazhdimisht Kosovës që t’i bëjë lëshime Beogradit dhe, në veçanti, duke insistuar që të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe që kryeministri Kurti të ulet në tryezën e bisedimeve pa e njohur më parë Serbia Kosovën si shtet të pavarur, përcjell “Bota sot”.
“Qeveria serbe vazhdon të refuzojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe të përqafojë Rusinë. Ndërkohë, në vend që ta njohë Kosovën si forcë demokratike në Evropën Juglindore, Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Kosovës dhe pesë qeveri – Greqia, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Spanja – kanë refuzuar të njohin pavarësinë e Kosovës. Si rezultat, Kosova nuk ka qenë në gjendje që të bëhet plotësisht e pavarur dhe anëtare e Bashkimit Evropian që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Gati dy dekada më vonë, zgjedhjet parlamentare të Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025. Për partitë më të mëdha politike në Kosovë do të jetë e rëndësishme që të lënë anash garën e tyre për pushtet dhe të mbështesin kthimin e partisë qeverisëse Vetvendosje të kryeministrit Kurti. Pse? Sepse qeveria aktuale ka treguar se po punon për të mbrojtur interesat e vendit dhe ka pasur forcën për t’u bërë ballë hapave që e kishin copëtuar Kosovën në një kohë kur demokracia është në krizë në disa pjesë të Evropës Perëndimore dhe Lindore.
Siç tha Serge Schmemann, një anëtar i bordit redaktues të Neë York Times i specializuar në çështjet ndërkombëtare, në artikullin e tij të opinionit të 12 janarit 2025 në The Times, (duke cituar një koleg): “Është e vështirë të udhëtosh në Evropë këto ditë apo edhe të jetosh në Uashington pa e ditur se demokracia liberale tani ka probleme serioze në botë.”, ka nënvizuar ajo.
Po ashtu, DioGuardi e ka konsideruar rioni faktin që Kosovës i janë vendosur sanksionet kur ajo duhet të njihet si një demokraci dhe e cila nuk ka nevojë të jetë në krizë nëse të gjitha partitë politike bashkohen për njohjen evropiane.
“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që partitë politike të Kosovës të qëndrojnë pas përkushtimit të Kosovës për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe të rajonit”.
Më tej, Këshilltarja për Ballkanin në LQSHA ka shprehur shqetësimin për emërimin e Richard Grennell si i dërguar i misioneve speciale, duke rikujtuar historinë e tij të favorizimit në mënyrë jo proporcionale të Serbisë, të mbështetjes së refuzimit të Serbisë që të njeh pavarësinë e Kosovës dhe të presionit e bërë ndaj Kosovës për të bërë lëshime politike dhe ekonomike.
“Është veçanërisht e rëndësishme që me presidentin e zgjedhur Donald Trump është emëruar Richard Grenelli si i dërguari i misioneve speciale, i cili ka një histori të favorizimit në mënyrë jo proporcionale të Serbisë, të mbështetjes së refuzimit të Serbisë që të njeh pavarësinë e Kosovës dhe të presionit e bërë ndaj Kosovës për të bërë lëshime politike dhe ekonomike. Me fillimin e administratës Trump, nuk ka asnjë garanci për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Fatmirësisht, ka shumë zëra të rëndësishëm që pajtohen me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane se duhet të ndërmerren hapa për të njohur Kosovën si një zë i lirisë dhe për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Evropën Juglindore, duke i qëndruar ballë së pari rolit të luajtur antishqiptarë të presidentit serb Aleksandar Vuçiqit dhe partnerëve të tij”, është shprehur ajo.
Zonja DioGuardi ka rikujtuar se si Serbia vazhdon t’i shkel marrëveshjet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, duke kujtuar kështu edhe deklaratën e zv/kryeministrit Besnik Bislimi në lidhje me këtë.
“Besnik Biislimi, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe krye-negociatori në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë, deklaroi më 30 tetor 2024 se, “Në një anë Serbia dërgon letra përkushtimi ndaj Komisionit Evropian ku shpreh vullnetin për të zbatuar obligimet që dalin nga procesi i dialogut, vetëm që të mund të marrin miliona euro nga BE-ja dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në anën tjetër, ata vazhdojnë të shkelin marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe bëjnë çdo përpjekje duke vazhduar që të bllokojnë rrugën përpara të procesit të normalizimit”.
Atë ditë Bislimi bëri thirrje për heqjen e masave të padrejta ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke deklaruar se ato mbeten në fuqi edhe pasi gjetjet e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, rekomanduan heqjen e tyre”, ka theksuar ajo.
Në fund, zonja Shirley Cloyes DioGuardi ka thënë se ka ardhur koha për të vlerësuar qartë rolin destabilizues të Serbisë në Ballkanin Perëndimor, me lidhjet e saj me Rusinë dhe Kinën, dhe aderimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Evropës Perëndimore.
Leta e plotë në gjuhën angleze pa ndërhyrje:
Dear Friend and Supporter,
The contrast between Serbia and Kosova could not be more dramatic. In Serbia, a small group of leaders control the country and have strong ties to Russia. In Kosova, Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani represent democracy, which is about freedom.
The irony is that parts of Western Europe and some members of the US State Department have bowed to Serbia, repeatedly asking Kosova to make concessions to Belgrade, and, in particular, insisting on the creation of the Association of Serb Municipalities and Prime Minister Kurti going to the negotiating table without Serbia first recognizing Kosova as an independent nation.
The Serbian government continues to reject the territorial integrity and sovereignty of Kosova and to embrace Russia. Meanwhile, instead of recognizing Kosova as a democratic force in Southeast Europe, the West has put sanctions on Kosova, and five governments—Greece, Slovakia, Romania, Cyprus, and Spain—have declined to recognize Kosova’s independence. As a result, Kosova, has been unable to become fully independent and a member of the European Union since its declaration of independence on February 17, 2008.
Almost two decades later, Kosova’s parliamentary elections will take place on February 9, 2025. It will be important for the largest political parties in Kosova to put aside their race for power and support the return of Prime Minister Kurti’s ruling Vetvendosje party. Why? Because the current government has demonstrated that it is working to protect the interests of the country and has had the strength to stand up to steps that would carve up Kosova at a time when democracy is in crisis in parts of Western and Eastern Europe.
As Serge Schmemann, a member of The New York Times’ editorial board specializing in international affairs, stated in his January 12, 2025 opinion piece in The Times, (quoting a colleague), “It is hard to travel in Europe these days or even to live in Washington without recognizing that liberal democracy is now in serious trouble in the world.”
The irony is that Kosova has been placed under sanctions when it should be recognized as a democracy and one that need not be in crisis if all political parties come together for European recognition. This is why it is important for Kosova’s political parties to stand behind Kosova’s commitment to the security and prosperity of Kosova and the region.
It is especially important with President Elect Donald Trump’s appointment of Richard Grenell as Special Missions Envoy, one with a history of disproportionately favoring Serbia, supporting Serbia’s refusal to recognize Kosova’s independence, and pressuring Kosova to make political and economic concessions. With the start of the Trump administration, there is no guarantee of international recognition of Kosova’s independence.
Fortunately, there are many important voices who agree with the Albanian American Civic League that steps must be taken to recognize Kosova as a voice of freedom and to bring lasting peace and stability to Southeast Europe by first standing up to the role that Serbian President Alekdandar Vucic and his anti-Albanian partners have played.
Besnik Biislimi, Kosova’s First Deputy Prime Minister and chief negotiator in the EU-facilitated talks with Serbia, stated on October 30, 2024 that, “On the one hand Serbia sends letters of commitment towards the European Commission stating the willingness to implement obligations deriving from the dialogue process, just so they can get millions of euros from the EU and the Growth Plan for the Western Balkans. On the other hand, they continue to violate the agreements, the territorial integrity and sovereignty of Kosova, and make every attempt to continue to block the way forward in the normalization process.”
That day Bislimi called for the removal of the EU’s unfair penalty measures against Kosova, stating that they remain in force even after the findings of the High Representative of the EU’s Foreign Policy, Josep Borrell, recommended their removal.
The time has arrived to assess clearly the destabilizing role of Serbia in the Western Balkans, with its ties to both Russia and China, and Kosova’s adherence to the democratic values of the United States, the UK, and Western Europe.
All the best,