Kërçova përsëri në zi , 15-të vjeçarja ndërron jetë
Kërçova përsëri në zi – Njomza Emini , 15-të vjeçe ndërron jetë”, ka shkruar kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Ja telegrami ngushëllues:
Është e pamundur të përgatitesh tërësisht për vdekjen. Çdo person që është përballur me humbjen e njerëzve të dashur, njerëz të rinjë, shumë motë e njohin dhimbjen e humbjes.
Mëngjesi i datës 7 shtator, ishte ndryshe në mëngjeset tjera, kuptuam se Njomza e dashur, e urtë dhe njomë, kaloi në botën e amshueshme.
Pikërisht atëherë kur po planifikonte të fillonte një jetë të re të sferës akademike, atëherë kur festoi gjysmë-maturën për t’u regjistruar në Gjimnazin “Drita” të Kërçovës, e që sot do të kishte përfunduar javën e parë me shoqet dhe shokët e saj, ne duhet t’i themi “Lamtumirën e fundit” për në botën e përtejme.
Të çmuar prindër të Njomzës, jeta dhe fati ynë, sa janë të mira, ndonjëherë dijnë të marrin kahjen e sprovës dhe humbjeve siç është kjo.
E nderuara familja Emini, dashamirë e familjarë, në pamundësi për të qenë fizikisht në mesin tuaj, nga larg ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për të ndarë dhimbjen e madhe për humbjen e vajzës, motrës, mbesës dhe familjares – Njomza Emini.
Njomza u prehtë në paqe. Zoti e shpërblefte me të mirat e Parajsës së siguruar, e familjarëve ju faltë durim.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me dhimbje dhe dashuri,
Fatmir Dehari.