POLITIKATË FUNDIT

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan

Faton Hajrizi i cili është arratisur nga burgu për të nëntën herë, është lajmëruar para pak çastesh në Debat Plus.

Hajrizi tha se nuk është kriminel dhe se nuk e ka bërë veprën, për të cilën akuzohet.

“Nuk jam kriminel. Unë nuk e kam bërë veprën, por ma kanë ngjit mu”, ka thënë Hajrizi.

Ndërsa ka thënë se nuk ndodhet as në Kosovë e as në Ballkan.

“Nuk ndodhem as në Kosovë, as në Ballkan jam ik në Evropë. As mos të më lypin, as mos të shkojnë te familja jem se s’jam anej ”, ka thënë Hajrizi.

Ndërsa ka thënë se për tu dorëzuar, ai kërkon garanci nga shteti që nuk do ta meltretojnë dhe nuk do ta mbajnë në qeli.

“Dua garanci nga shteti, që nuk më mbajnë në qeli, nuk më rrahin dhe nuk më maltretojnë“, ka thënë Hajrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *