Deputetja e LDK-së: Skema e shtesave për fëmijë është ”blerje e votave” nga Qeveria Kurti
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se rritja e shtesave për fëmijë nga Qeveria Kurti, është bërë në këmbim të votës së qytetarëve. Ajo ka thënë se qytetarët nuk janë brengë për Qeverinë Kurti, por vota e tyre.
“Sot, në emër të mirëqenies së fëmijëve Qeveria e dështimeve dhe e korrupsionit filloj zyrtarisht fushatën me ”skema për blerje të votave”. Në këmbim të votës së tyre ju kthehet qytetarëve vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë nga ata që tri vite e gjysmë si pasojë e çmimeve më të larta.
Mos u mashtroni! Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, meqë jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështu të përmbushë 10% të asaj çka ka premtu, tani me paratë që ka plaçkitë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.
Ajo ka shtuar se këto skema duhet të kuptohen drejtë, dhe se nuk pa lansohen se Qeveria brengoset për qytetarët, sepse sikur qytetarët të ishin brenga e kësaj Qeveria shtesat, pagat dhe pensionet do të rriteshin në vitin 2022 kur inflacioni ishte dyshifror – nuk u rriten atëherë edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës insistoj, por u rriten sot, sepse nuk jeni JU brenga e Albin Kurtit, vota e juaj është.
Postimi i plotë:
Ju nuk jeni brenga e Albin Kurtit, vota juaj është
Sot, në emër të mirëqenies së fëmijeve Qeveria e dështimve dhe e korrpucionit filloj zyrtarisht fushatën me ”skema për blerje të votave”. Në këmbim të votës së tyre ju kthehet qytetarëve vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë nga ata që tri vite e gjysëm si pasojë e çmimeve më të larta.
Mos u mashtroni!
Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, mëqe jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështu të përmbushë 10% të asaj çka ka premtu, tani me paratë që ka plaçiktë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat.
Këto skema duhet të kuptohen drejtë, nuk pa lansohen se Qeveria brengoset për qytetarët, sepse sikur qytetarët të ishin brenga e kësaj Qeveria shtesat, pagat dhe pensionet do të rriteshin në vitin 2022 kur inflacioni ishte dyshirfor – nuk u rriten atëherë edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës insistoj, por u rriten sot, sepse nuk jeni JU brenga e Albin Kurtit, vota e juaj është.
LVV ka ardhë në pushtet jo vetëm me premtimin e shtesave për fëmijë, por me shumë premtime si: lirimin e çmimit të energjisë, premtimin që buka, vaji, sheqeri me qeverisjen e tyre do të kushtoj më lirë, kanë premtu sigurime shëndetësore, arsim, drejtësi, punësim, kthim të trurit, ndërtimin e 160 çerdheve, 4000 banesave për të rinjët, ndërtimin e 5 shtepive për të moshuarit, ndërtim të rrugëve, urave, tuneleve e magjistraleve, integrime euroatlantike dhe antarsim në organizata ndërkombëtare, POR krejt çka ka ndodhë këtë tri vjet e gjysëm të mandatit të tyre është e kundërta, fiks e kundërta. Çerdhet nuk janë ndërtu, as shtepitë për të moshuarit, as banesat për qiftet e reja, çmimi i rrymës është dyfishu, njëjtë si çmimet e artikujve ushqimor – si pasojë sot ka më shumë qytetarë të varfër e cilësia e jetës ka pësu rënie për secilën familje, deri me sot nuk është përfundu asnjë projekt infrastrukuror, as ato që në fillim të mandatit të tyre kanë qënë në gjysëm, ka ikje masive të fuqisë puntore, është shkelë Kushtetuta plot 10 herë, ndërsa arsimi po rrenohet – që tri vite asnjëherë viti shkollor nuk ka filluar me kohë, janë humbë qindra mijëra orë mësim, nuk ka integrime euroatlantike – që 13 muaj jemi nën sanksione të BE-së, asnjë njohje, asnjë anëtarsim, ka korrupcion dhe nepotizëm si asnjëherë me parë.
E tani krejt këto dështime kryepopullisti po mundohet t’i mbuloj me kinse kthimin e një pjesë të parave që ka marrë nga ju që tri vite e gjysëm e të cilat ka dështu t’i kthej në shërbime, mallra, projekte infrastrukturore e rritje të mirëqenies për Ju.
Ritja e shtesave për fëmijë është e vonuar, nuk është e drejtë sepse marrin njëjtë si fëmijet e ministrave/deputetëve dhe atyre që janë në skema sociale dhe se rritja e tillë nuk mbulon as rritjen e çmimeve për produktet bazë.
Mirëqenia e fëmijëve do të arrihet vetëm përmes zbatimit të programit “Rruga e Re”
Lidhja Demokratike e Kosovës është alternative e vetme për vendin.