POLITIKATË FUNDIT

Haradinaj për Kurtin: “E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, rëndit gropat e zeza buxhetore dhe “arritjet historike” të Qeverisë, sipas tij.

Haradinaj filloi duke thënë se Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA e kjo është e paparë historike, dëmi i krijuar deri tash, 300 milionë euro, gropë e madhe buxhetore.

Ky i fundit tha edhe se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot ka thënë edhe marrëveshjen për energji, e këtë Haradinaj e quan historike, në mënyrë ironike.

“E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope”, shkruan Haradinaj.

Lideri i AAK-së e akuzoi Kurtin edhe për 250 milionë tenderë njëburimorë, për asnjë njohje gjatë 4 viteve qeverisje, e asnjë anëtarësim.

“Gropa apo vrima të mëdha këto që ky kryeministër e kjo qeveri, nuk kanë as dije, as vullnet e as kohë t’i sanojnë. Ata tash janë orientu nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës”, u shpreh Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *