POLITIKATË FUNDIT

LVV-ja akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog, kërkon nga BE-ja t’i bëjë presion

Një ditë pas takimit në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar Serbinë për qasje destruktive në dialog.

Sipas tyre, pavarësisht takimeve në kuadër të dialogut progresi do të jetë i vogël për shkak të sabotimit të Serbisë të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë se arsyeja që s’ka pasur sukses takimi i djeshëm i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me homologun e tij nga Serbia, Petar Petkoviq është për shkak se Serbia nuk po dëshiron të zbatojë marrëveshjen bazë në tërësi, por kërkon vetëm themelimin e Asociacionit.

Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bindin Serbinë që ajo të zbatojë marrëveshjen e Brukselit mbi bazën e një sekuencimi të balancuar.

“Ajo çka kemi parë dje ka qenë se s’ka pasur ndonjë përparim drejt arritjes së sekuencimi të mundshëm të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Unë uroj që Serbia të bindet, ndërmjetësuesit evropian të bindin Serbinë me qëllim që ajo të zbatojë marrëveshjen e arritur. Të kemi sekuencim të marrëveshjes por edhe zbatim të ujdisë që nga neni i parë deri tek neni i fundit i saj”, ka deklaruar Hyseni për KP-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *