TË FUNDIT

Dogana e Kosovës kap “Ariel” të falsifikuar, heq nga tregu një sasi të konsiderueshme

Dogana e Kosovës ka konsfiskuar detergjentin e njohur “Ariel” , pasi ka konstatuar se është malli i falsifikuar.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit efektiv të të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës pas pranimit të konfirmimit nga bartësit e të drejtave ka konfiskuar mallin e falsifikuar, preparate për larje dhe pastrim të një sasie rreth 4000 paketime.

Sipas dispozitave ligjore në fuqi, mallrat e falsifikuar nuk lejohet të dalin në qarkullim të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *