INTERESANTEPOLITIKA

Austri: Filmi për dëbimin e familjes kosovare fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër

Pas sukseseve të shumta në arenën ndërkombëtare të filmit “Die unsichtbare Grenze”, filmi për dëbimin e familjes kosovare, kësaj radhe fitoi çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër në Austri.

Në këtë film, pos aktorëve të tjerë, luajnë edhe dy aktorë shqiptarë: Labinot Morina si dhe Vjosa Breitender–Lubeniqi.

Vlen të theksohet se filmi “Die unsichtbare Grenze”(Kufiri i padukshëm) i regjisorit austriak Mag.Mark Gerstofer, bart historinë e një familje nga Kosova, përkatësisht deportimin e tyre nga Austria.

Tutje filmi po vazhdon ende rrugëtimin e tij me suksese të reja.

Kujtojmë se ky film në tetor të vitit të kaluar ka arritur të fitojë çmim “Oscar” për studentë, ndërkohë vetë regjisori austriak, Mag. Mark Gerstofer, i diplomuar në Akademinë e Filmit në Vjenë, fitoi medaljen në kategorinë “Narrative”. /Albinfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *