POLITIKA

Taravari: Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë

Arben Taravari tha se përmes grandeve për teknologji do të mbështeten të rinjtë që do të ndikojë edhe në zhvillimin e shtetit por ndërkohë do të bëjë që të rinjtë të ardhmen ta shohin në Maqedoninë e Veriut.

“Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë dhe të rejat me idetë e tyre kreative, të cilat në radhë të parë i shërbejnë zhvillimit tonë si shtet. Kjo do të jetë edhe një arsye shtesë për ta, që të shohin të ardhmen këtu tek ne, e jo larg shtëpive të tyre, jo larg vendlindjes së tyre. Na duhet më shumë drejtësi në këtë vend, na duhet gjyqësor që funksionon sepse pretendojmë për shtet të së drejtës”, tha Taravari.

Ai tutje njoftoi se gjatë ditës së nesërme, do të udhëtojë për në diasporë së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe paralajmëroi se do të shoqërohen nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *