POLITIKA

Taravari: Do kërkojë garanci që pas ndryshimeve kushtetuese nuk do ketë kërkesa të reja për Maqedoninë rrugës drejt BE-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në konferencë duke folur për shtyllën e parë, integrimin e vendit në rajon dhe Evropë, tha se integrimi në Bashkimin Europian, është rruga e vetme për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë, dhe si e tillë do të jetë prioriteti i tij më i lartë si president.

“Në politikën rajonale, do të angazhohem për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në bazë të vlerave tona, ndër të cilat është edhe Kosova si shtet i pavarur, sovran dhe i barabartë. Zotimet e mia kryesore në këtë rrafsh janë se do të kërkoj garanci nga përfaqësuesi i lartë i BE-së që pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë kërkesa shtesë për Maqedoninë e Veriut përtej kornizës negociuese të vitit 2022, mandatin për formimin e qeverisë do t’ia besoj partisë apo partive të cilat dëshmojnë që kanë shumicë në Kuvend, duke kërkuar nga mandatari plan të afatizuar për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe bazuar në nenin 121 të Kushtetutës, do t’i propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur”, tha Taravari duke shtuar se si president po ashtu do të angazhohet për harmonizimin e plotë të politikës sonë me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *