POLITIKA

Taravari për Politiko: Koalicion me BDI-në nuk bëjmë, sepse do ta fitojmë atë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president Arben Taravari sot ka qenë i intervistuar nga emisioni Politiko në televizionin Kanal 10. Arben Taravari ka theksuar që ai nuk do të koalicionojë pas zgjedhjeve parlamentare me BDI-në pasi që koalicioni VLEN do ta fitojë BDI-në.

‘Kolaicion me BDI-në nuk do të bëjmë, pasi ne do ta mundim BDI-në. Nëse është nevoja për marrëveshje për partitë politike shqiptare, ne jemi të hapur, ashtu siç kemi votuar ndryshimet kushtetuese në vitin 2019, apo kemi dhënë përkrahje nga opozita për çështje të caktuara për avancimin e shqiptarëve, siç ishte Ligji për zbatimin e gjuhëve, apo edhe për votimin e kryeministrit të parë shqiptar, që ka rol teknik.’ – theksoi Arben Taravari.

Ai gjithashtu ritheksoi për Politiko, që VLEN do të ketë si parakusht ndryshimet kushtetuese për të formuar qeverinë e ardhshme:

VLEN si parakusht do të ketë ndryshimet kushtetuese për të formuar qeverinë e ardhshme, pasi që vlerësojmë që Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër pos integrimeve evropiane, këtu besoj të gjithë partitë politike shqiptare janë të njëzëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *