Taravari pas vendimit të Selës për t’u bashkuar me BDI-në: Jam krenar për zgjedhjen time krah popullit tim
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është prononcuar pas vendimit të grupit të Ziadin Selës për t’u bashkuar bashkë me BDI-në në Frontin Evropian.
“Dhe ata thonin se donin të dilnin vetëm. Ata thonin se nuk e shkelin kurrë fjalën dhe idealet e tyre…derisa…erdhi dita e sotme dhe i nxori ata qartësisht zbuluar”, shprehet Taravari.
Taravari tha se ndjehet krenar për zgjedhjen e tij krah popullit, dhe se do ta kishte bërë të njëjtën gjë sërish.
“8 Maji është në derë”, tha Taravari.
Ndryshe, Taravari në shkurt të këtij viti vendosi të garojë me opozitën e bashkuar LEN, tanimë VLEN, ndërsa krahu i Selës, edhe pse në shkurt deklaronte se ASH duhet të garojë e vetme, sot u bashkuan bashkë me BDI-në, PDSH-në, partinë e Zejdit, partinë e Arianitit, turqit dhe romët në Frontin Evropian.