SPORTI

Kjo është tifozëria më problematike në futbollin anglez

Janë bërë publike tifozërit me sjelljet më të këqija në futbollin anglez në bazë të numrit të të arrestuarve gjatë ndeshjeve të futbollit gjatë sezoneve 2021- 22 dhe 2022-23.

Shifrat zbuluan se 682 urdhra pezullimi janë lëshuar sezonin e kaluar, një rritje prej 32 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2010-2011 (960 pezullime).

Nga të dhënat e marra në gusht 2023 nga ministria e Brendshme u zbulua se Manchester United prin me tifozërinë më problematike.

Në sezonin e kaluar janë lëshuar 69 urdhra pezullimi për tifozët e “djajve”.

Një urdhër pezullimi i lëshuar nga gjykatat, e ndalon një individ të marrë pjesë në të gjitha ndeshjet zyrtare të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

Millwall është ekipi i radhës që e pason Unitedin me 66 urdhra pezullimi të lëshuara për mbështetësit e klubit sezonin e kaluar, ndërsa Leicester City ka 56 tifozë të përjashtuar.

Birminghami është i katërti me 54 ndalime, West Ham i pesti me 52 tifozë që iu dhanë urdhra gjyqësore.

Gjithashtu janë zbuluar edhe klubet me më shumë tifozë të arrestuar, me West Hamin që kryeson tabelën me 89 tifozë të ndaluar gjatë sezonit 2022-2023.

Manchester United u rendit i dyti me 83 tifozë të arrestuar gjatë sezonit 2022-23, me rivalët e tyre të Leeds United menjëherë pas tyre me 69 tifozë të arrestuar.

Fituesi i tripletës, Manchester City kishte 66 tifozë të arrestuar gjatë sezonit të tyre fitues të Premier Ligës, ndërsa rivalët e Londrës Veriore, Tottenhami dhe Arsenali kishin nga 51 tifozë të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *