POLITIKA

Taravari: Në komunë punojë edhe të shtunën, edhe të dielën! (Video)

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, tha se në komunë punon edhe ditën e shtunë, edhe ditën e diel. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari, tha se ditën e mërkurën vullnetarisht shkon në Klinën e Neurologjisë në Shkup për të kontrolluar pacientët. Për të kompensuar atë ditë, Taravari, në komunë punon edhe gjatë vikendit.

“Unë çdo të shtunë dhe gati çdo të diel punoj edhe në komunë. Mundohem që këtë ditë që e humbi si ditë pune në spital apo është ditë pune dhe në komunë nuk jam prezent, mundohem që takimet me shumë qytetarë t’i realizojë ditën e shtunë. Edhe pse shkoj pak më vonë edhe pse nuk punon administrata, po i realizoj takimet edhe të shtunën, edhe të dielën. Shumë rrallë ndodh që të shtunën dhe të dielën mos të jep prezent nga disa orë”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *