POLITIKATË FUNDIT

Arben Fetai: Për herë të parë kemi një opozitë të bashkuar kundër BDI-së, BDI-ja ndodhet në panik

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët në intervistën e tij për Lajm TV tha se për herë parë në Maqedoni kemi opozitë të bashkuar.

Sipas tij, partia e Ali Ahemetit ndodhet në panik për shkak se për një dekadë, opozita ka pasur më shumë vota se sa pushteti, por nuk kanë qenë të bashkuar.

“BDI ndodhet në panik të madh duke marrë parasysh rrethanat që u krijuan dhe po forcohen dita ditës në vend. Kemi një opozitë e cila për herë të parë është e bashkuar. E keni parasysh se më shumë se një dekadë, vota opozitare e tejkalon votën që shkon pro BDI-së në zgjedhje”, tha Fetai i cili theksoi se qytetet kryesore Tetova, Gostivari dhe Çairi nuk janë në duart e BDI-së.

Fetai theksoi se sipas sondazheve që janë bërë gjatë muajit dhjetor, tregojnë qartë se nëse opozita bashkohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *