BOTATË FUNDIT

Një ditë më parë u vranë 65 ushtarë rusë nga ukrainasit që përdorën HIMARS-in amerikan, sot ndodhi sërish një sulm i ngjashëm – ushtarët e Putinit u “zhdukën nga faqja e dheut”

Një ditë më parë ukrainasit arritën që me goditjet direkte me sistemin raketor amerikan HIMARS, të vrasin 65 ushtarë rusë gjatë stërvitjeve që po i kryenin në kampin e tyre. Ata ishin urdhëruar nga eprorët e tyre që të stërviten në një kamp në ambient të hapur që ishte cak i lehtë për një sulm ajror apo artilerik, dhe kështu ndodhi.

Ata u goditën direkt duke bërë që toka të fusha të mbushet me kufomat e ushtarëve të vrarë rusë. E sot një aksion i ngjashëm është realizuar sërish nga ukrainasit.

Duke përdorur armën e njëjtë, ata arritën që me ndihmën e dronit të lokalizojnë dhjetëra ushtarë rusë që ishin mbledhur për stërvitje. Në momentin që morën dritën e gjelbër, ata i goditën duke bërë që nga shpërthimet e fuqishme “të zhduken nga faqja e dheut” ushtarët e Vladimir Putinit.

Videoja është realizuar në rajonin e Khersonit, dhe është sulmi i dytë në këtë rajon ku është përdorur sistemi i fuqishëm raketor amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *