ROZËTË FUNDIT

Krahasoi veten me një kukull seksi ukrainase, fansat kryqëzojnë Megan Fox

Megan Fox i është përgjigjur akuzave për “ksenofobinë” pas postimit të saj të fundit në një klub nate dhe përshkrimit që bëri në foto. Në një postim në Instagram, aktorja e “Transformers” e krahasoi paraqitjen e saj në fotografi me një kukull ukrainase dhe me “një kukull të shtrenjtë seksi që mund ta merrni vetëm nga Japonia”.

Disa fansa i cilësuan komentet si “ksenofobike”, gjë që e detyroi aktoren t’i përgjigjej akuzave në llogarinë e saj në media sociale.

Fox i i referohet një fotografie të saj në një klub me ndriçim të dobët me të fejuarën e saj Machine Gun Kelly, Taylor Swift dhe të dashurin e saj, Travis Kelce. Fotoja u bë virale, pasi disa fansa spekulonin se 37-vjeçarja Fox dukej “shumë ndryshe” dhe se ajo kishte bërë një operacione të shumta plastike.

Aktorja e filmit “Jennifer’s Body” iu përgjigj kritikave në Instagram duke thënë se ishte një “foto në hije e telefonit celular ku dukej si një kukull seksi ukrainase”.

Më pas ajo ndau dy foto të saj në të njëjtën natë me ndriçim të ndryshëm, duke i siguruar njerëzit se hijet e errëta i kishin bërë tiparet e fytyrës të dukeshin më të theksuara.

Referencat e Fox-it për Ukrainën dhe Japoninë u etiketuan të diskutueshme nga fansat, me një shkrim në platformën X: “Koment i neveritshëm, ksenofobik nga Megan Fox. Gratë ukrainase janë në mes të luftës: gratë ukrainase po luftojnë për jetën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *