POLITIKA

Ndalimi i dinarit ‘godet’ kriminalitetin në veri”

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme që parasheh përdorimin vetëm të valutës euro, vendim që ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët përdorin dinarin serb.

Analisiti Viktor Buzhala në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka folur për ndalim e qarkullimit të valutës së dinarit në Kosovë.

Buzhala për këtë ndalim të kësaj valute ka thënë se është një goditje kriminalitetit në veri.

“Është vendim i mirë i mirëseardhur kjo e godet krimin e organizuar dhe kriminalitetin në përgjithësi sidomos në pjesën veriore të vendit për arsye se nuk është ditë se kush është paguar”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *