TË FUNDIT

“Ma bëj hallall o bir!”/ Amaneti i shqiptares që vrau veten në Greqi: Të ka lënë mami 500 €…

Kanë dalë detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi opinion shqiptar dhe atë të huaj, mbrëmjen e kësaj të premte në Greqi.

Fatbardha Pali, një 47-vjeçare shqiptare ka varur veten në mes të një lulishteje, siç raportojnë mediat greke. Trupi i saj u gjet nga kalimtarë të rastësishëm aty pranë.

Dyshohet se akti i rëndë është ndërmarrë pas debateve të forta familjare, tradhtia, dhe dhune të vazhdueshme ndaj saj, të ushtruara nga i shoqi i viktimës.

Ka qenë vetë 47-vjeçarja ajo që ka njoftuar se do vetëvritej, duke shkruajtur një postim të gjatë në rrjetin social “Facebook”, ku shpjegon të gjitha arsyet pse i dha fund jetës.

Një mesazh prekës me shumë porosi për të birin që la pas, por dhe shumë denoncime ndaj të shoqit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *