ROZË

Njëra ndër këngët pretendente për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision, me thirrje për kthimin e Kosovës në Serbi?

Këngëtarja serbe Anxhela Ignjatovic e njohur me emrin artistik Breskvica mori shumë kritika për këngën “Foleja e shqiponjës” me të cilën konkurroi në “Beovizija”.

Shumë besojnë se ajo po këndon për kthimin e Kosovës në Serbi.

“Një re gri fsheh qiellin, sërish zogj të zinj. Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës. Babi i thotë shqiponjës së vogël: Do të jetë bir, mbaroi. Do të ikin zogjtë e zinj, prapë do të shkëlqejë’”, është teksti i këngës së përmendur.

Gjegjësisht, një përdorues i Twitter ka shpjeguar pse mendon se Breskvica po këndon për kthimin e Kosovës.

“Fjalia e fundit, për mendimin tim, sqaron plotësisht qëllimin e kësaj poezie. Kjo do të thotë se shqiptarët do të “zhduken” nga Kosova dhe se serbët do të kenë kontroll të plotë mbi territorin. Kjo nënkupton legjitimimin e masakrës dhe spastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

“Breskvica ka një këngë gjenocidiale”, “Mbledhja e lirë votash”, “Edhe sikur të kalojë, Eurovizioni nuk do ta lejojë një këngë të tillë”, “Tmerr dhe tmerr”, janë disa nga komentet.

Një tjetër përdorues në Tëitter ka bërë të ditur se shtëpia verore e Hitlerit quhej Foleja e Shqiponjës dhe kjo e bënte këngën e Breskvicës problematike.

“Nëse shkruani ‘Foleja e shqiponjës’ në Google, YouTube ose kudo, dhe mund të përdorni edhe ‘Orlovo gnezdo’ në serbisht, a e dini se çfarë do të dalë? A do t’i dërgojmë një odë shtëpisë së verës më të famshme të Hitlerit në Eurovision Song Contest?”

Breskvica nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime. Ajo pak ditë më parë ka shkruar në Instagram:

“Të dashur, kënga ka dalë. Titulli është ‘Foleja e shqiponjës’. Shpresoj se do t’ju pëlqejë. Të gjithë kemi bërë maksimumin dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *