POLITIKA

Osmani: Urime kryeministër, një moment historik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, e ka uruar Talat Xhaferin i cili është zgjedhur sot kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Osmani shkroi në “X” se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *