Konjufca dhe Basha takohen në KiE: Do ta ngremë zërin që edhe Kosova të jetë pjesë e saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Lulzim Basha, janë takuar këtë të martë në objektin e Këshillit të Evropës.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Basha i cili ka postuar fotografi, ku shihen së bashku.
“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë dhe PD-ja do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, shkroi ai në Facebook.