TË FUNDIT

“Janë budallë, badihavxhi të Facebook-ut” – Olluri godet kritikuesit e mediave për publikimin e videos nga vrasja e 18-vjeçarit

Gazetari Parim Olluri është njëri ndër të ftuarit në Pressing në T7, ku po diskutohet vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

 

Teksa pati shumë kritikues ndaj mediave për publikimin e videos që dëshmon se si u goditë me veturë e u rrah për vdekje viktima, Olluri këta kritikues i quajti badihavgji.

 

“Mendimi mundet me kanë i një njeriu anti-media, një njeriu që rri 7 orë në TikTok. Një person që rrin 8 orë në Facebook dhe nuk e ka një punë apo një angazhim, nuk e ka një detyrë gjatë ditës ai mendon gjithçka”, tha ai në Pressing në T7, transmeton Express.

 

“Ajo çka kanë bë mediat është shumë e rëndësishme sepse ka ndiku me u arrestu këta njerëz, ne e dim që në Kosovë njerëzit rrihen e plagosen e vriten dhe nuk janë njerëzit në burgje”, u shpreh ai.

 

“Mediat e postojnë videon dhe del një badihavgji thotë e kanë bë për klikime, e që është budallak i madh me ua mvesh këtë faj mediave”, tha Olluri.

 

Mos të ishin mediat besoj që ky rast do të ishte mbyllur”, tha Olluri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *