INTERESANTETË FUNDIT

Kujdes, biznesmenët po ua mbulojnë afatin e skaduar produkteve ushqimore dhe po u vendosin afat të ri

Një rast flagrant ka ndodhur me cokolatat zvicrane. Atyre u është mbuluar afati i skaduar dhe u është shtypur afati i ri.

E parpitura i ndodhi një qytetari nga Kacaniku kur pa në zbritje një nga cokolatat më të njojhura zvicrane dhe vendosi ta blejë. “Posa e hapa e pashë që e kishte mbuluar pluhuri i bardhë. Kurfillova ta ha, ajo filloi të shkërmoqej në thërrime. Menjëherë e lash. Afati i vjetër i ishte mbuluar vendosur i riu. Kur e hapa, cka të shihja. I kishte kaluar afati që 16 muaj”, tha qytetari kacanikas për Kosova ime.

Në fotot që i ka dërguar ai në redaksi, shihet që afati i ri i ishte vendsur deri me 6.11.2023. Por, afati I vjetër ishte mbuluar me tiketën e importuesit dhe karakteristikat e mallit. Në afatin e vjetër shihet qartë që kishte datën e skadimit me 24.05.2022, ndërsa datën e prodhimit me 24.02.2021.

Rastet e tilla dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetatrëve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *