Nga “sulm i shëmtuar” në “akt qyqar terrorist” kundër Policisë së Kosovës, Borell ashpërson cilësimin
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ka bërë sot një reagim fillestar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, duke i cilësuar vetëm si “akt të shëmtuar të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës”, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij pak minuta më parë, ku tregohet për bisedat që Borell ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, Bashkimi Evropian e ka emëruar ngjarjen në veri edhe si “sulm qyqar terrorist kundër Policisë së Kosovës