Rrihte gruan me pretendimin se i kishin bërë magji, arrestohet 48-vjeçari nga Burreli dhe procedohet 36-vjeçari nga Kosova
Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 48-vjeçarin nga Burreli, Dario Bruçi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë.
48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.
Policia njofton gjithashtu se ka nisur procedim edhe për “shëruesin” 36-vjeçar nga Kosova.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 fishekë luftarakë.