POLITIKATË FUNDIT

Kurti kërkon zbatim të Marrëveshjes, paralajmërohet takim i nivelit të lartë gjatë shtatorit

Kryeministri Albin Kurti dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar të hënën në Bled të Sllovenisë, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kurti e Lajçak kanë diskutuar mbi procesin e dialogut dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit.

“Në lidhje me situatën në katër komunat në veri të Kosovës, kryeministri kujtoi që tashmë kemi një situate të de-eskaluar e cila nuk duhet të ri-eskalohet. Kosova tashmë është duke punuar në legjislacionin dytësor për zgjedhjet e hershme të cilave duhet të ju prijë një kampanjë e hapur, pa frikësime dhe shantazhe e pasuar me zgjedhje të lira e demokratike. Me Lajçakun, kryeministri diskutoi edhe për mundësitë për një takim të radhës të nivelit të lartë në Bruksel gjatë shtatorit”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Ndërsa, për takimin me Kurtin ka shkruar edhe Lajçak.

Ai tha në rrjetin social X se temë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë për dialog. I dërguari i BE-së paralajmëroi takim në Bruksle gjatë shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *