Zyra ndërkombëtare e Tik-Tok telefonon Policinë e Kosovës, e njofton për një rast të dyshimtë
Një 15-vjeçar kosovar ka postuar përmbajtje të vetëvrasjes në Tik Tok.
Në njoftimin e Policisë thuhet se menjëherë zyrtarë të Tik-Tokut nga Irlanda kanë telefonuar autoritetet kosovare,
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, ndërsa ka gjetur se i dyshuari ka qenë nga një qytet i Kosovës, me ç’rast është parandaluar më e keqja.
“Policia ka kërkuar nga kompania TikTok të dhëna plotësuese të cilat janë pranuar përmes e-mailit për një kohë shumë të shkurtër. Në materialet e pranuara ishte edhe postimi me përmbajtje të rëndë ku paralajmërohej vetëvrasja. Menjëherë janë marrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendit dhe identifikimin e personit. Është drejtuar kërkesë ofruesit për shërbime të internetit për abonent të IP-adresës, bazuar në informatat që janë pranuar, ka dalë që përdoruesi i IP-adresës është në një qytet të Kosovës”, thuhet në komunikatë.