BOTA

Mrekulli, doktorët në Izrael rilidhin kokën me shtyllën kurrizore të 12-vjeçarit

Doktorët në Jerusalem me sukses kanë arritur të përfundojnë operacionin e ngjitjes së kokës me shtyllën kurrizore të djaloshit palestinez që kishte pësuar aksident.

Doktori Ohad Einav, bashkë me ekipin e mjekëve në Jerusalem, kreu operacionin që po quhet mrekulli, duke rilidhur kokën e një djaloshi 12-vjeçar me emrin Suleiman, i cili ishte goditur nga një veturë teksa po ngiste biçikletën.

Kështu kanë bërë të ditur mediume ndërkombëtare, pasi spitali ka bërë publike rezultatet e operacionit.
Djaloshi palestinez 12-vjeçar pësoi atë që njihet si “prerje e brendshme” në të cilën kafka shkëputet nga shtylla kurrizore. Dëmtimi tronditës ndodhi kur ligamentet që lidhnin kafkën në shtyllën kurrizore u dëmtuan aq shumë, saqë nuk mund t’i mbanin më eshtrat në vend.
Kirurgëve iu është dashur të veprojnë shpejtë që t’i bënin bashkë eshtrat në mënyrë që të ruanin shtyllën kurrizore e të shpëtojnë jetën e Suleimanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *