Kurti: Vendimet për sundimin e ligjit në veri i merr vetë Policia, e zvogëluam praninë policore pasi s’pati incidente
Kryeministri Albin Kurti thotë se pajtimi i Qeverisë së Kosovës për ta zvogëluar praninë e Policisë në veri të vendit erdhi pasi atje “në dy javët e fundit nuk ka as protesta të dhunshme e as incidente”.
Sipas marrëveshjes, Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, do ta vlerёsojnё gjendjen e sigurisё pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale në veri. Por Kurti tha se Policia do t’i marrë vetë vendimet për situatën.
“Vendimet për sundimin e ligjit, i merr vetë Policia”, tha ai nga Podujeva.
“Ne çfarë jemi dakorduar në Bratisllavë është se pas këtyre dy javëve mund ta zvogëlojnë praninë e Policisë”, tha ndër tjerash Kurti.
Kurti nuk pati përgjigje kur u pyet nëse emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak është marrë vesh edhe me palën serbe për planin e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
“Për këtë të dytën duhet ta pyesni ndërmjetësin Lajçak, mbase edhe zëvendësin tim, Bislimi”, tha shefi i Qeverisë.