Eksperti me deklaratë “bombë”: Së shpejti ngjarje tronditëse brenda kabinetit të Ramës, ja pse po grushton Kosovën
Njohësi i çështjeve të integrimit, Ilir Aliaj komentoi në “Debati” zhvillimet e fundit në çështjen e raportit Kosovë-Serbi.
Duke iu referuar 4 pikave të propozuara sot prej kryeministrit Albin Kurti për zgjidhjen e krizës në veri dhe reagimeve të kryeministrit të Shqipërisë në lidhje me mbledhjen që po zhvillohet në Bruksel, ai u shpreh se Rama po bën gjithçka për të larguar vëmendjen nga problemet e qeverisë së tij.
Sipas Aliajt ka zëra që konfirmojnë zhvillime tronditëse për kabinetin e Ramës në Tiranë, ndaj kreu i ekzekutivit grushton Kosovën sa herë gjen mundësinë.
“Në gjithë këtë histori unë kam përshtypjen, edhe kur kryeministri Rama dërgoi atë planin që s’dihet kush e prodhoi ku e prodhoi.
Sipas ekspertëve gjermanë ky plan është shkruar shumë mirë si metodologji e një OJF-je ndërkombëtare.
Unë i besoj më shumë ekspertit gjerman sesa asaj ça thotë Rama.
Besoj se është i rëndësishëm se përse Rama është kaq aktiv në grushtimin e Kosovës në këto situata.
Ka një problem tjetër që është i brendshëm. Ai ndodhet në një situatë shumë kritike. Në Tiranë dhe jo vetëm fliten për ngjarje që do ndodhin shumë shpejt.
Ndaj ai me manovra diplomatike është i gatshëm të grushtojë Kosovën me të gjithë vuajtjet e saj”, tha Aliaj.
Më tej ai konfirmoi se burime të caktuara i kanë bërë me dije se javën e ardhshme do të publikohet raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 14 Majit dhe do të jetë tepër kritik për qeverinë.
“Ai do të shmangë vëmendjen nga brenda dhe kalon te këto pelivanllëqe të diplomacisë shqiptare.
Ai ka problemet e tija jo se çfarë do ndodhi pastaj me Kosovën. Unë mesa jam në dijeni shumë shpejt do kemi një raport shumë të rëndësishëm të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 14 Majit.
Kam informacion se raporti do jetë shumë kritik. Raporti i 2021 ka qenë shumë kritik dhe ky do jetë edhe më shumë kritik. Përveç kësaj ka ngjarje me politikën e brendshme.
PS për të mbrojtur ministren e Jashtme të Shqipërisë ka kthyer në zero gjykatën Kushtetuese. Këto probleme. Unë besoj se është kjo një nga arsyet”, nënvizoi eksperti.