“I kam pa pasojat, s’janë të hijshme”: Grenell paralajmëron pasoja nëse Kurti u thotë “jo” ndërkombëtarëve
Richard Grenell, ish-përfaqësues special i ish-presidentit amerikan Donal Trump, ka shkruar një status, në lidhje me zhillimet e fundit në Kosovë. Më saktësisht, Grenell, që dikur e luante rolin e ndërmjetësuesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi rreth pasojave të mundshme nëse kryeministri Albin Kurti u thotë “jo” kërkesave të ndërkombëtarëve.
Grenell ka shkruar se i ka parë pasojat e mundshme, duke thënë se nuk janë të hijshme.
“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk pajtohet. Unë i kam parë pasojat dhe nuk janë të hijshme” – shkroi Grenell