Lejet e punës dhe pagat: Pyetjet më të zakonshme që kanë të huajt për jetën në Zvicër
Lejet e punës
Nëse jeni shtetas i BE/EFTA, mund të punësoheni në Zvicër deri në tre muaj pa leje. Megjithatë, nëse puna juaj e kalon afatin tre mujor, duhet të aplikoni për leje nga bashkia ku jetoni.
Nga ana tjetër, qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së/EFTA-s (të njohur edhe si vende të treta), përballen me kushte shumë më të rrepta: ata mund të fillojnë punën e tyre në Zvicër vetëm pasi t’u jepen lejet e punës, të cilat janë subjekt i shumë kufizimeve.
Sa kohë është e vlefshme një leje pune?
Varet nga lloji i lejes dhe pasaportës që keni.
Edhe këtu, njerëzit nga shtetet e BE/EFTA janë në një pozitë më të favorshme se sa homologët e tyre të vendeve të treta. Për të parën, leja B është e vlefshme deri në pesë vjet, pas së cilës mund të zgjatet ose të kalohet në një leje C, e cila i jep të drejtën mbajtësit për qëndrim të përhershëm, përcjell tutje albinfo.ch.
Për shtetasit jo-BE/EFTA, lejet janë të vlefshme për një vit; nëse ato mund të zgjerohen apo jo varet nga fakti nëse aftësitë e tyre të veçanta kërkohen shumë në tregun e punës dhe nëse punëtorët zviceranë ose të BE/EFTA mund të gjenden për të plotësuar ato pozicione.
Në rast të humbjes së vendit të punës, a ka të drejtë një i huaji për përfitimin e papunësisë?
Nëse keni një leje B ose C, do të merrni pagesën e papunësisë, përderisa keni punuar në Zvicër për të paktën 12 muaj në dy vitet e fundit dhe keni kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore (siç duhet çdo punonjës).
Përsa i përket lejeve afatshkurtra L, të cilat jepen për periudha qëndrimi nga tre muaj deri në një vit, nuk keni të drejtë të merrni përfitime papunësie.
Pagat
Janë rreth 80,000 franga në vit – që do të thotë se 50 për qind e njerëzve fitojnë më pak dhe 50 për qind më shumë.
Kjo lidhje ju jep një pasqyrë të mirë se sa është paga mujore për punë të ndryshme.
Si mund ta di nëse jam duke pasur një pagë të merituar?
Ka mënyra për të zbuluar nëse jeni duke u kompensuar mjaftueshëm për llojin e punës dhe pozicionin që keni, ose nëse paga juaj është më e ulët se normalja për industrinë tuaj (një praktikë e njohur si “dumping i pagave”).
Nëse dëshironi të dini se çfarë është një pagë standarde për llojin e punës dhe industrisë tuaj, mund ta bëni këtë duke kontrolluar kalkulatorin e pagave të krijuar nga sindikata UNIA.
Ai është programuar me nivelet më të fundit të pagave nga 72 sektorë të ndryshëm të industrisë dhe 36,000 kompani në Zvicër, kështu që do t’ju japë një tregues të mirë se sa është një pagë e drejtë në rastin tuaj.
Strehimi
Në mënyrë tipike, banesat janë më të shtrenjtat (dhe më të paktat) në qytetet ku janë më shumë mundësi punësimi – Cyrih dhe Gjenevë.
Zona Zug, Bazel dhe pjesë të Vaud përgjatë liqenit të Gjenevës, gjithashtu kanë një treg të ngushtë (dhe të shtrenjtë) banesash.
Nga ana tjetër, zonat periferike dhe rurale nuk janë – të paktën deri më tani – të ndikuara nga problemet e banesave urbane dhe është ende e mundur të gjesh strehim të përballueshëm atje.
A mund të refuzojë qiradhënësi t’i japë me qira një të huaji?
Në thelb, pronarët kanë të drejtë të zgjedhin qiramarrësit më të mundshëm për pronat e tyre – domethënë kandidatët më të qëndrueshëm financiarisht. Megjithatë, ka prova që disa pronarë refuzojnë qiramarrësit që kanë emra të huaj, megjithëse kjo nuk është aspak një praktikë e përhapur.
Ndërkohë që nuk ka legjislacion që i përket posaçërisht tregut të banesave, ligji zviceran ndalon diskriminimin në të gjitha sferat e jetës “kundër një personi ose një grupi personash për shkak të origjinës së tyre etnike, racës, gjuhës ose fesë”.
Shtetësia
Kjo varet nëse jeni duke kaluar nëpër procedurë të zakonshme apo të thjeshtuar. Për të parën, që ka të bëjë me shumicën e aplikantëve, kërkesa për qëndrim është 10 vjet. Ju gjithashtu duhet të jeni të aftë në gjuhën e kantonit tuaj dhe gjithashtu të jeni të integruar mirë në shoqërinë zvicerane.
Për një natyralizim të shpejtë bazuar në martesë me një shtetas zviceran, kërkesa për qëndrim është pesë vjet. Megjithatë, vini re se viti deri në aplikim duhet të kalohet në vend, dhe ju duhet të jeni i martuar dhe të jetoni me bashkëshortin tuaj zviceran për të paktën tre vjet.
Çfarë leje më duhet për të aplikuar për shtetësi?
Ndërsa leja B është e mjaftueshme për të jetuar dhe punuar në Zvicër, ajo nuk e bën mbajtësin e saj të pranueshëm për natyralizim.
I vetmi ‘kalim’, si të thuash, drejt shtetësisë është leja C./albinfo.ch