Veshja transparente e Rita Orës në Met Gala 2023 i zbuloi këngëtares më shumë se ç’duhet në disa raste
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, bëri një paraqitje spektakolare në Met Gala 2023.
Ajo u shfaq me një fustan të zi të gjatë me disa prerje transparente anash.
Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.
Artistja e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.
32-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo paraqitje, ku ka marrë komplimente të shumta.
Mes të tjerash mund të shihet e veshja e guximshme e Ritës tregoi pak më shumë se ç’duhet në disa raste.
Në një prej imazheve, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” shihet se rrezikon mjaft shumë me pjesën e pasme, duke treguar një pjesë të vitheve nga copa transparente që gjendjen në pjesën e pasme të fustanit të saj.