Ndahet nga jeta familjari i viktimave të Masakrës së Poklekut, sot i jepet lamtumira e fundit
Rrahman Muqolli nga Pokleku i Vjetër i Drenasit, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri i të ndjerit përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka bërë me dije se varrimi i 82-vjeçarit do të bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e fshatit Poklek i Vjetër.
“Me dhimje e pikëllim ju njoftojmë farëfisin, miqë e dashamir se sotë nderroj jet baba jon Rrahman Rexhë Muqolli ne moshën 82 vjeqare. Varrimi behet sot (e Hane) datë 01.05.2023 në ora 18:00 ne varrezat e fashtit Paklek të vjeter. Të piklluar familja Muqolli”, shkroi ai.
Ndryshe, Rrahman Muqolli ishte familjar i viktimave të Masakrës së Poklekut më 17 prill të 1999.
Ushtria barbare serbe ka masakruar dhe vrarë, e më pas edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75-vjeçarë.
Në mesin e tyre, edhe dy vajzat e Rrahman Muqollit, Zarifja 23-vjeçare dhe Arifja 20-vjeçare.