BOTATË FUNDIT

Pas shqetësimeve shëndetësore, Erdogan shfaqet në videokonferencë me Putin

Dy ditë pasi u rrëzua gjatë një interviste televizive Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mori pjesë në telekonferencën për termocentralin bërthamor Akkuyu.

Sot, siç ishte planifikuar në orën 16:00, Erdogan mori pjesë përmes videokonferencës në inaugurimin e termocentralit bërthamor në Akkuyu.

Mediat turke kanë transmetuar drejtpërdrejt si presidentin turk, ashtu edhe homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Kujtojmë se dje Presidenti turk ka anuluar aktivitetet e fushatës me këshillën e mjekëve, si dhe daljet publike.

Kjo për shkak se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas “Cumhuriyet”, vetëm pak orë pasi kishte nisur intervista e presidentit turk një ditë më parë, gazetari papritmas ndaloi komunikimin dhe kërkoi kalim në reklama.

Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur kameran Erdoganin.

Pak çaste para se të ndërpritej programi, nga dikush pas kamerave u dëgjua shprehja “Oh zot”.

I rikthyer pas reklamave, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve duke shpjeguar se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja, por nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë. premtimin e tij. Por sot si duket Erdogan ka filluar agjendën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *