POLITIKATË FUNDIT

Profesori spanjoll: Turp për Spanjën, në vend se të vepronim si Greqia e Ukraina, vepruam si Serbia e Azerbajxhani

Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Në mesin e shtatë vendeve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, përveç Serbisë, Hungarisë, Azerbajxhanit, Rumanisë, Qipros e Gjeorgjisë, ishte edhe Spanja.

“Spanja ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ne kemi votuar sikur Hungaria, Serbia e Azerbajxhani. Mund të kishim abstenuar (si Greqia, Sllovakia apo Ukraina të cilat gjithashtu nuk e njohin shtetësinë e tyre), por pse të humbim një mundësi tjetër për të gabuar?”, ka shkruar profesori Molina.

Ai më tej ka shkruar se Spanja është i vetmi vend i Evropës Perëndimore në këtë kryqëzatë absurde kundër vendit më të ri dhe më të varfër në Evropë.

“Kjo hartë se kush çfarë ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të vendosë të gjithë flamujt e kuq të diplomacisë sonë”, shkroi Molina.

Pro anëtarësimit të Kosovës në KiE votuan: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *