TË FUNDIT

Polici zbulon misterin e videos: Personi që tërhoqi dhinë me makinë ishte kasap

Policia e Tiranës raportoi një ditë më parë rastin e një personi i cili u gjobit pasi u filmua teksa tërhiqte një kafshë (dhi) me automjetin e tij.

Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor tregoi në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se personi që tërhiqte dhinë me makinë është me profesion kasap.

“Personi që u filmua duke tërhequr me makinë dhinë është me profesion kasap, kështu që rezultati përfundimtar dihet. Arsyetimi ishte në pamundësi kushtesh ekonomike për të gjetur një mjet transporti për kafshët, kishte zgjedhur rrugën më të shkurtër por që del më problematike. Ishte në Tiranë dhe kishte përshkuar 4-5 km, nga Shkoza deri në drejtim të Surrelit. Rasti është hedhur në rrjetet sociale për t’u denoncuar jo për t’u tallur”, tha efektivi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *