POLITIKA

Haradinaj tregon pse e zbuti qëndrimin ndaj “Zajednicës”: Kurti s’qe i suksesshëm në dialog, unë do ta udhëhiqja më mirë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i saj Ramush Haradinaj, nuk e kundërshtojnë më themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës, sikurse që bënin vite më parë.

Në emisionin Pressing të T7, Haradinaj ka thënë se ka një arsye.

Ai ka deklaruar se që nga dhënia e mendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi Asociacionin, AAK ka heshtur, sepse ka folur autoriteti më i lartë i drejtësisë në vend.

“Sa i përket Asociacionit e kemi një lehtësim. Fatmirësisht, atëherë kur është diskutu, është përmendur Gjykata Kushtetuese. Që nga koha e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne i kemi heshtur kundërshtimet, sepse gjyqësori më i lartë i vendit i ka dhënë përgjigje”, ka thënë Haradinaj,.

Haradinaj ka thënë se “fatkeqësisht”, Kurti nuk ka qenë i suksesshëm në dialog.

“Ne kemi një kryeministër Kurti që nuk ka qenë i suksesshëm në dialog. Angazhimi i m nuk ka qenë me pranu Zajednicën, por me shpëtu Kosovën. Me qenë në vend të Kurtit, do të isha më i suksesshëm. Pse? Sepse dialogun do ta bëja afër Amerikës. S’do të lejoja që me i armiqësu serbët e Kosovës dhe me ia dorëzu Vuçiqit”, ka deklaruar tutje.

“Kam përkrahur secilën qeveri në dialog. Edhe Thaçin, edhe Mustafën, edhe Hotin, edhe Kurtin. Nëse ne duam me ecë përpara, ne nuk mund të presim një etapë të realiteteve të mëvonshme, por të krijojmë suksese të sotshme. Situata e sigurisë globale nuk është shumë e këndshme”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *