Osmani: Së shpejti, flamuri i Kosovës do të valëvitet në KiE
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se flamuri i Kosovës shumë shpejt do të valëvitet atje.
Ajo gjithashtu ka falenderuar aleatët që votuan sot për Kosovën.
“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. 🇽🇰
Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani.