Kurti: Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që ai e drejton e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave në STEM.
Ai ka folur për organizimin e edicionit të parë të konferencës STEMinists.
”Sot organizuam edicionin e parë të STEMinists, një konferencë që feston gratë dhe vajzat që japin kontribute të paçmueshme në fushat STEM dhe thyejnë shumë barriera të padrejta në proces. Qeveria jonë është e para në Kosovë që e ka prioritet suksesin e grave dhe vajzave në STEM”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Today we organized the very first edition of STEMinists, a conference that celebrates the women & girls making invaluable contributions to STEM fields and breaking many unfair barriers in the process. Our govt is the first in 🇽🇰 to make women & girls' success in STEM a priority. pic.twitter.com/9pilskKYzh
— Albin Kurti (@albinkurti) April 24, 2023