POLITIKATË FUNDIT

“Të lirohet studenti Ramiz Lladrovci”, kreu i Drenasit kujton kohën kur ishte arrestuar më 1992

Kreu i Komunës së Dreansit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar kohën kur ishte arrestuar nga regjimi i Serbisë në vitin 1992, kohë kjo kur kishte qenë student.

Lladrvoci e ka shpërndarë një copë gazete, ku ishte dhënë lajmi se si Unioni i Pavarur i Studentëve të Fakultetit të Bujqësisë kishte kërkuar lirimin e tij atë kohë.

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit e solidaritetit, një mik ma dërgoi një copë gazete ku jepej Reagimi kundër arrestimit tim nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Fakultetit të Bujqësisë, nga viti 1992”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Përkujtim i solidaritetit nga koha e okupimit!

Në muajin e shenjtë të Ramazanit e solidaritetit, një mik ma dërgoi një copë gazete ku jepej Reagimi kundër arrestimit tim nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Fakultetit të Bujqësisë, nga viti 1992.

Lajmi tregon se ishim të përndjekur dhe të persekutuar nga regjimi serb në çdo situatë, por, solidaritetin e kishim të fuqishëm.

Popullin tonë e kanë shoqëruar peripeci të mëdha, por, falë këtij solidariteti, i kemi tejkaluar ato më lehtë.

Një reagim ndaj padrejtësisë u shpreh kur u ndalova dhe u arrestova (natyrisht pa asnjë fakt e as arsye), si student i vitit të tretë në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.

Krahas vuajtjeve që kishim, solidariteti dhe reagimi ndaj padrejtësisë ishte në nivelin e lartë, sikur reagimi i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Bujqësisë, në lidhje me arrestimin tim.

Athua ndjejmë ende dhimbje kur dikujt i bëhet padrejtësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *