POLITIKATË FUNDIT

Luljeta Aliu nuk ndalet pasi fitoi betejën disavjeçare ndaj Policisë, ja çfarë kërkon ajo pos dëmshpërblimit

Analistja politike Luljeta Aliu, ka reaguar pasi ka fituar betejën disavjeçare ndaj Policisë së Kosovës.

Teksa ka publikuar një fotografi në Facebook, ajo ka thënë se dëmshpërblimi i takon me ligj, pasi është dëmtuar padrejtësisht dhe është rraskapitur me vite nëpër gjykata, përcjell Bota sot.

Aliu ka kërkuar edhe shkarkimin e plotë nga detyra të zyrtarëve policorë të involvuar në rastin e saj.

“Kështu duket gruaja kur e ka fituar një betejë disavjeçare ndaj padrejtësive të Policisë së Kosovës.

Ju shokët e mi policë të më falni që po e përmendi komplet institucionin, mirëpo lënda ka shkuar te të gjitha instancat brenda policisë deri te Zyra për Ankesa e Shpërblime në Drejtorinë e Përgjithshme, dhe të gjitha kanë bërë shkelje.

Po dëgjoj se ka zëra që mendojnë se nuk duhet të kërkoj dëmshpërblim. Por ajo më takon me ligj, sepse jam dëmtuar padrejtësisht dhe më është dashur me vite të rraskapitem nëpër gjykata deri sa doli e vërteta në shesh. Madje dëmshpërblimi nuk mjafton, por do të duhej që ata zyrtarë policorë të involvuar në këtë rast të shkarkohen komplet nga detyra, sepse qëllimisht më kanë dëmtuar përmes shpikjes së dokumenteve inekzistente, që edhe është vepër penale. Po, po! Penale”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Sot Gjykata vërtetoi se Policia e ka diskriminuar Aliun në bazë të gjinisë kur kishte refuzuar që t’ia regjistrojë denoncimin ndaj bashkëshortit të saj për shkelje të urdhrit mbrojtës të lëshuar nga Gjykata, me arsyetimin se kinse ajo kishte veshur «një fustan tejet të shkurtër dhe një maicë me rripa».

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *