Osmani, Konjufca e Kurti vizitojnë shtëpinë ku u dogjën 53 civilë nga forcat serbe në Poklek
Presidentja Osmani, kryeministri Kurti, kryeparlamentrai Konjufca, kanë vizituar shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek, ku u dogjën nga forcat serbe 53 civilë.
Fillimisht krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në këtë fshat.
Në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.