Ky është personi i cili sulmoi me thikë imamin gjatë namazit të sabahut
Një imam u godit me thikë teksa drejtonte xhematin në lutjen e mëngjesit në një xhami në New Jersey, SHBA.
Sulmuesi 32-vjeçar u neutralizua shpejt nga besimtarët brenda xhamisë Omar në Paterson.
Sulmi me thikë u kap nga një kamerë e sigurisë që gjendej brenda xhamisë, raporton cbsnews.
I dyshuari i identifikuar si Serif Zorba, është arrestuar dhe akuzuar për tentativë vrasje të shkallës së parë dhe armëmbajtje.
Ai pritej të dilte në gjykatë të hënën pasdite, tha në një deklaratë për shtyp prokurorja e Qarkut Passaic Camelia Valdes.
Imam Sayed Elnakib, 65 vjeç, u transportua në Qendrën Mjekësore Universitare të Saint Joseph në Paterson për trajtim, shtoi Valdes.
Kryebashkiaku Andre Sayegh, i cili vizitoi Elnakib në spital të dielën pasdite, tha se imami ishte në gjendje të qëndrueshme pavarësisht se “pësojë disa plagë të rënda”. /Telegrafi/