BOTA

Qëlloi me armë në dasmë, shpallet në kërkim nusja

Policia në shtetin indian të Uttar Pradesh është vënë në kërkim të një nuseje, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në dasmën e saj.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon gruan duke qëlluar katër herë në ajër ndërsa ishte ulur pranë burrit të saj.

Sipas BBC, policia lokale ka nisur hetimet ndaj gruas, e cila është zhdukur që nga ngjarja.

Të shtënat me armë gjatë dasmave janë të zakonshme në disa shtete të Indisë dhe shpesh herë shkaktojnë lëndime dhe madje edhe vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *